Ekspertët pohojnë: Kjo pije është më e dobishme se uji, mbron kockat dhe muskujt

schedule23:53 - 1 Prill, 2023

schedule 23:53 - 1 Prill, 2023

Dihet se trupi ynë përbëhet nga rreth 60 % ujë, i cili merr pjesë në procese të shumta në trup. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme ta merrni rregullisht dhe të qëndroni të hidratuar. Uji konsiderohet si pija më e shëndetshme dhe më e mirë për hidratim. Megjithatë, hulumtimi i fundit nga Universiteti “St. Andrews” thotë ndryshe.

Shkencëtarët vërtetuan se ekziston një pije që hidraton trupin më shumë se uji. Ata krahasuan reagimet e hidratimit të disa pijeve të ndryshme. Uji i thjeshtë dhe ai mineral janë zgjedhje të mira, por sipas njohurive të reja, qumështi është akoma më i mirë. Sipas autorit të studimit Ronald Maugan, një nga faktorët është sasia e një pije të caktuar.

Gjithashtu, një nga faktorët është edhe përbërja ushqyese e pijes. Kështu, është vërtetuar se qumështi hidraton më shumë se uji i zakonshëm, sepse përmban laktozë, proteina dhe yndyrna dhe kjo përbërje ndihmon në ngadalësimin e zbrazjes së lëngjeve nga stomaku.

Përveç kësaj, qumështi përmban edhe natrium, i cili çon në prodhim më të vogël të urinës.
Hidratimi i rregullt është shumë i rëndësishëm për shëndetin tonë. Jo vetëm në verë kur është vapë, por gjatë gjithë vitit. Doza e rekomanduar ditore e ujit është dy litra për gratë dhe tre litra për burrat.

Nëse jeni të shqetësuar se shifra është shumë e madhe, mos u shqetësoni. Ne e marrim ujin në trup jo vetëm nëpërmjet lëngjeve, por edhe me ndihmën e frutave, perimeve dhe ushqimeve të tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!