Ekspertët parashikojnë numrin e frikshëm të viktimave në Britani nëse lehtëson masat shpejt

schedule15:19 - 10 Maj, 2020

schedule 15:19 - 10 Maj, 2020

Këshilltarët shkencorë të qeverisë së Britanisë së Madhe kanë paralajmëruar se vendi mund të shënojë më shumë se 100,000 vdekje deri në fund të vitit, nëse masat e bllokimit lehtësohen shpejt.

Sunday Times raporton se qeveria ishte paralajmëruar për numrin e mundshëm të vdekjeve në fillim të javës së kaluar.

Ndërkaq, kryeministri Boris Johnson do të mbajë një fjalim para kombit të Dielën në mbrëmje dhe pritet të përcaktojë një “udhërrëfyes” për lehtësimin e kufizimeve. /abcnews.al