Ekspertët: Omicron, jo më i rrezikshëm sa variantet e tjera

schedule09:06 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 09:06 - 8 Dhjetor, 2021

Shkencëtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe SHBA-së kanë deklaruar se varianti Omicron  nuk është  më i rrezikshëm se variantet e tjera të koronavirusit por kanë paralajmëruar se nevojiten më shumë të dhëna për të gjykuar ashpërsinë e tij.

Në një intervistë me Agence France-Presse, drejtori i urgjencave të OBSH-së, Michael Ryan tha se ndërsa ka të ngjarë të jetë më i transmetueshëm se variantet e mëparshme, Omicron gjithashtu “ka shumë pak gjasa” të shmangë plotësisht mbrojtjen e vaksinave.

“Të dhënat paraprake nuk tregojnë se ky virus është më i rrezikshëm,”tha Ryan.

Ryan tha gjithashtu se nuk kishte asnjë shenjë se Omicron mund të anashkalonte plotësisht mbrojtjen e ofruar nga vaksinat ekzistuese Covid.

“Ne kemi zhvilluar vaksina që kanë rezultuar efektive kundër të gjitha varianteve deri më tani, për sa i përket sëmundjes së rëndë dhe shtrimit në spital, shtoi ai, duke treguar të dhënat fillestare  nga Afrika e Jugut, ku u raportua për herë të parë.

Ndërkohë, eksperti amerikan për Covid, Dr Anthony Fauci miratoi pikëpamjen e OBSH-së, duke thënë se Omicron nuk është aq i rrezikshëm sa variantet e tjera bazuar në indikacionet e hershme  dhe ndoshta ishte më i butë.

Varianti i ri është “shumë i transmetueshëm”, më shumë se Delta, tha Fauci.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!