Agjencitë ruse të inteligjencës kanë nisur një fushatë për të minuar besimin në Pfizer dhe vaksinat e tjera perëndimore.
Muajt e fundit, këto agjenci kanë postuar informacione të rreme në internet duke vënë në dyshim zhvillimin dhe sigurinë e vaksinave, sipas zyrtarëve amerikanë.
Websitet vunë në dyshim efikasitetin e vaksinave duke thënë se SHBA kishte nxituar miratimin e vaksinës Pfizer përmes procesit të miratimit, midis pretendimeve të tjera të rreme.
Megjithëse personat që i besojnë këto lajme janë një numër i vogël, zyrtarët amerikanë thonë se ata nxisin persona të tjerë të besojnë në diçka që nuk është e vërtetë duke i amplifikuar këto në media të tjera ruse dhe ndërkombëtare.
Përveç kësaj, mediat ruse dhe websitet e ndryshme kanë shprehur hapur shqetësimin në lidhje me koston dhe sigurinë e vaksinës Pfizer. Përpjekjet e huaja për të mbjellë dyshime për vaksinën shfrytëzojnë ankthin e njerëzve për efektivitetin dhe efektet anësore të vaksinave që ishin tashmë të përhapura në disa komunitete në SHBA dhe ndërkombëtarisht.
Shqetësimi në lidhje me efektet anësore është një arsye kryesore për hezitimin e vaksinave, sipas të dhënave të Byrosë së Regjistrimit të SHBA-së të publikuara muajin e kaluar .
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov mohoi që agjencitë e inteligjencës ruse po postonin artikuj kundër vaksinave perëndimore dhe tha se zyrtarët amerikanë po nxisnin audiencën e gjerë ndërkombëtare duke e cilësuar rastin një komplot rus./abcnews.al