Ekspertët kundër amnistisë, Kadareja: Do të pastrohen paratë e krimit

schedule16:32 - 16 Korrik, 2022

schedule 16:32 - 16 Korrik, 2022

Nga Erblina Mile

Amnistia fiskale dhe penale është e dëmshme për Shqipërinë pasi  rrezikohet futja e parave të krimit në ekonomi. Eksperti i njohur Arjan Kadareja  analizon  se në këtë situatë është shumë e rëndësishme të mos lejohet legalizimi i parave që janë përfituar nga aktivitete të jashtëligjshme.

Në një moment që ekonomia gri në Shqipëri është shumë e lartë, Kadareja thotë se ka rëndësi  funksionimi i administratës tatimore. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka përgatitur projektligjin “për Amnistinë Fiskale”,  në bazë të cilit një individ  do të ketë mundësi të legalizojë pasuri me vlerë deri në 2 milionë euro.

Nga amnistia përjashtohen ata persona që kanë mbajtur poste të larta zyrtare . amnistia parashikohet  të zgjasë 9 muaj dhe tatimi që do të mbahet për ata që deklarojnë 4 mujorin e parë është 7% e vlerës dhe 10% për muajt e fundit. abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!