Ekspertët kibernetikë ngrenë alarmin: Një virus i ri po targeton përdoruesit e WhatsApp-it

schedule14:41 - 19 Prill, 2021

schedule 14:41 - 19 Prill, 2021

Përdoruesit e WhatsApp-it janë nën një sulm tjetër nga një aplikacion që pretendon se mund ta bëjë rozë platformën e mesazheve. Për më tepër, ky aplikacion premton dhe disa veçori të tjera.

Ekspertët kibernetikë kanë paralajmëruar përdoruesit e aplikacionit të mesazheve të kenë kujdes nga klikimi tek një link i tillë. Lidhja është “maskuar” si një azhurnim zyrtar nga WhatsApp. Nëse përdoruesi klikon në link, telefoni i tij mund të haken duke humbur aksesin në llogarinë e tij.

“Kini kujdes nga WhatsApp Pink! Një virus po përhapet në grupet Whatsapp me një lidhje shkarkimi APK. Mos klikoni ndonjë lidhje me emrin e #WhatsappPink. Aksesi në telefonin tuaj do të humbasë”, u shpreh një ekspert i sigurisë kibernetike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!