Ekspertët: “Bashkëqeverisja” dublon institucionet

schedule17:45 - 3 Tetor, 2021

schedule 17:45 - 3 Tetor, 2021

Nga Erneta Shevroja

Ligji për “Bashkëqeverisjen” krijon një strukturë të re qeveritare, për të cilën juristët thonë se dublon dhe merr kompetenca të cilat i takojnë institucioneve të tjera të rregulluara me ligj. Drafti parashikon krijimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, që është në varësinë e Kryeministrit.

Kjo agjenci do të monitorojë të gjithë institucionet e administratës dhe do të presë ankesat e qytetarëve apo ide e propozime për përmirësim shërbimesh. Kjo strukturë e re qeveritare, thotë avokati Ledio Braho, dublon dhe merr kompetenca që u takojnë institucioneve të rregulluara me ligj. “Janë dublime dhe deri diku janë marrje te kompetencave të institucioneve në varësi të qeverisë apo të vetë ministrive”.

Sipas parashikimeve të bëra në draft, në agjenci nuk do të ketë punësime në bazë të ligjit për nëpunësin civil por emërimet i bën direkt kryeministri, gjë që shmang konkurrencën për punësim në administratë.

Në këto dy iniciativa, marrëdhëniet e punës së të gjithë stafeve. Në marrëdhënie pune që rregullohen me kod pune. Në këtë mënyrë duke përfshirë marrëdhëniet e punës me kod pune hiqet pjesa e konkurrencës, e konkurrimit për tu bërë pjesë e administratës publike dhe përcaktohet në bazë të vullneti të titullarëve të këtyre institucioneve”.

Ligji për nëpunësin civil është miratuar në 2013 dhe ka qenë një ndër kushtet për ecurinë e vendit drejt Bashkimit Europian. Ndërkohë kryeministri Rama ftoi ministrat e tij ndërsa e njoftoi, ta konsiderojnë ligjin për Bashkëqeverisjen, si Biblën dhe Kuranin e shërbimeve ndaj publikut./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!