Ekspertët: Banka e Shqipërisë duhet të marrë masa më të forta për inflacionin

schedule16:17 - 10 Korrik, 2022

schedule 16:17 - 10 Korrik, 2022

Ekspertët i kërkojnë Bankës së Shqipërisë që të rrisin më shumë normën bazë të interesit për të stabilizuar shtrenjtimin e çmimeve. Sipas ekspertit Arjan Kadareja Banka e Shqipërisë ka paqartësi në lidhje me nivelin e inflacionit në vend, i cili pritet të kulmojë në tre muajt e fundit të këtij viti. Kadareja i  bën apel qeverisë që të ndërhyjë për të mbështetur shtresat në nevojë nga  shtrenjtimi i jetesës.

Banka e Shqipërisë duhet të ndërhyjë më shpejt për të stablizuar rritjen e çmimeve në vend. Eksperti Arjan Kadareja thekson se BANKA Qendrore në deklaratën e fundit nuk ka qenë e qartë në lidhje me nivelin e inflacionit në vend dhe periudhën kur pritet të kulmojë. Sipas të dhënave të Instat gjatë muajit qershor inflacioni kapi nivelin prej 7.4%, më i larti i regjistruar në dy dekada.

Eksperti i bën thirrje qeverisë që të ndërhyjë sa më parë për të mbështetur me paketa shtresat në nevojë pasi qytetarët shqiptarë nuk kanë kursime për të përballuar rritjen e çmimeve.

Rritja e normës bazë të interesit pritet të ndikojë në shtrenjtimin e kredive në vend por njëkohësisht synon të zbusë rritjen e çmimeve të produkteve që vijnë nga importi.

Karburantet dhe produktet ushqimore janë dy nëngrupet që kanë dhënë ndikimin kryesor në rritjen e nivelit të inflacionit në Shqipëri. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!