Pandemia Covid 19 është kthyer në temën kryesore të diskutimit në të gjithë botën. Së fundmi ekspertët e Universitetit Duke, kanë theksuar se është e rëndësishme që tashmë amerikanët duhet të përgatiten për mundësinë e përballjes me një stuhie uragane gjatë pandemisë globale të quajtur COVID-19.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se mjeku Cameron Wolfe, profesor i asociuar i mjekësisë në Divizionin e Sëmundjeve Infektive dhe një specialist i sëmundjes infektive në “Duke Health”, tha se kur bëhet fjalë rreth përgatitjes për stuhitë, komunitetet duhet të “mendojnë për mënyrat e përfshirjes së kujdesit dhe planifikimit specifik në kohë të koronavirusit”.
Kjo përfshinë të menduarit për gjëra të tilla, si pajisjet personale mbrojtëse, aftësitë e testimit si dhe strehimoret gjatë stuhisë.
Sipas Lisa Campbell, profesoreshë e çështjeve detare dhe politikës në Shkollën e Mjedisit të Nicholasit, një gjë e thjeshtë që mund të anashkalohet është shëndeti mendor dhe ndikimi emocional i të jetuarit në një vend të prirur nga uraganet.
Ajo tha se vendet e tilla, si shkollat dhe punëdhënësit duhet të jenë të vëmendshëm ndaj niveleve të stresit të njerëzve për shkak të goditjeve të dyfishta që mund t’iu vijnë pandemia dhe uragani. Mjeku Andreë Godfrey, një specialist i medicinës urgjente në Duke Health dhe një instruktor mjekësor në Departamentin e Kirurgjisë në Shkollën e Shëndetit të Universitetit Duka, tha se njerëzit duhet të kenë mjaftueshëm kohë për të bërë plane rreth uraganeve dhe stuhive./abcnews.al