Ekspertët amerikanë: Ushqimi dhe paketimi nuk na rrezikojnë nga Covid, pak mundësi përhapje

schedule08:51 - 19 Shkurt, 2021

schedule 08:51 - 19 Shkurt, 2021

Ushqimi dhe  paketimi ka pak gjasa të përhapin Covid-19,  tha në një deklaratë Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, Departamenti i Bujqësisë i SHBA-së, dhe  Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Të tre agjencitë theksuan se nuk ka prova të mjaftueshme që tregojnë se ushqimi ose paketimet e ushqimeve transmetojnë virusin.

Covid-19 është një sëmundje e frymëmarrjes që përhapet nga një person te tjetri, ndryshe nga viruset e tjerë që mund të transmetohen nëpërmjet ushqimit, tha FDA.

“Duke qenë se numri i grimcave të virusit që mund të merren teorikisht duke prekur një sipërfaqe do të ishte shumë i vogël, kështu që shanset e infektimit duke prekur sipërfaqen e paketimit të ushqimit ose duke ngrënë ushqim konsiderohet jashtëzakonisht i ulët, ”shtoi FDA.

“Duke marrë parasysh se në botë janë regjistruar mbi 100 milion raste me COVID-19, nuk ka prova epidemiologjike se covid transmetohet te njerëzit nëpërmjet ushqimit.”

Zyrtarët kinezë kanë  shprehur shqetësimin se virusi përhapet nga ushqimet e ngrira të paketuara, por CDC dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë e kanë hedhur poshtë deklaratën e tyre./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!