Ekspertët amerikanë: Nju Jork po shkon drejt falimentimit

schedule15:37 - 11 Mars, 2019

schedule 15:37 - 11 Mars, 2019

Sipas ekspertëve, Nju Jork po shkon në mënyrë të pashmangshme drejt falimentimit dhe kjo është një çështje kohe. Borxhi i qytetit sipas Nju Jork Tajms, llogaritet rreth 80 mijë dollarë për çdo familje.

Nju Jork po i afrohet në mënyrë të rrezikshme tragjedisë financiare. Për herë të parë në 40 vjet hija e falimentimit është sërish e pranishme. Ekspertët amerikanë japin alarmin, duke shpjeguar se largimi i sipërmarrjeve dhe individëve për shkak të taksave shumë të larta, por dhe niveli i lartë i shpenzimeve publike, po përkeqëson situatën e llogarive bankare shumë shpejt. Borxhi i qytetit, sipas raportimeve të Nju Jork Tajms peshon 81 mijë dollarë për çdo familje, dhe kësaj shume i shtohen dhe shpenzimet e mëdha me kryebashkiakun Bill De Blasio, i cili propozoi një shtesë prej 3 miliardë dollarë në projektligjin e ri të buxhetit.

Ekspertët theksojnë se Nju Jork është në një situatë financiare shumë të vështirë dhe një ngadalësim i lehtë mund të përkeqësojë ndjeshëm gjendjen.

Ndërsa ekonomistët janë të bindur se Nju Jork do të falimentojë dhe kjo është thjesht një çështje kohe. /abcnews.al