Eksperimenti shkencor shkoi keq, lëndohen disa nxënës të shkollës fillore: Kanë djegie në trup dhe fytyrë

schedule08:21 - 21 Nëntor, 2022

schedule 08:21 - 21 Nëntor, 2022

Shumë nxënës në një shkollë fillore në qytetin australian të Sidneit janë lënduar pasi një eksperiment shkencor në klasë shkoi keq.

Raportet thonë se të paktën dy studentë u dërguan me ambulancë në spital me djegie të rënda. Nëntë të tjerë besohet se kanë pësuar djegie sipërfaqësore.

Raportet fillestare sugjerojnë se eksperimenti përfshinte bikarbonat natriumi dhe pije alkoolike të metiluara, sipas 9news.

Në vendngjarje u panë helikopterë, ndihmësmjekë dhe zjarrfikës.

Incidenti ndodhi në shkollën publike Manly West rreth orës 13:00 me orën lokale (02:00 GMT) të hënën.

Ushtruesi i detyrës së mbikëqyrësit të ambulancës së Uellsit të Ri Jugor, Phil Templemen, tha se era ndikoi në eksperiment dhe shpërtheu disa prej kimikateve që u përdorën.

Fëmijët, që besohet të jenë të moshës midis 10 dhe 11 sipas raporteve, pësuan djegie në trupat e tyre, duke përfshirë fytyrën, gjoksin, pjesën e poshtme të barkut dhe këmbët, tha Sydney Morning Herald (SMH).

Një mësues gjithashtu është trajtuar për lëndime të lehta, shkruan BBC. 

Një banor i tha SMH-së se një mësues kishte dalë për të folur me një grup njerëzish që ishin mbledhur jashtë.

“Mësuesi që na u drejtua tha se ishte një eksperiment shkencor që shkoi keq”, tha Tyson Atkins.

Një eksperiment i njohur shkencor i shkollës që mund të gjendet në internet, i quajtur Gjarpri i sheqerit të karbonit, përdor pije alkoolike të metiluara dhe sodë buke, të njohur gjithashtu si bikarbonat natriumi.

Ai përfshin përzierjen e sheqerit me sodën e bukës, vendosjen e një sasie të vogël të përzierjes në rërë të njomur me pije alkoolike të metiluara dhe ndezjen e përzierjes.

Megjithatë, ende nuk është e qartë se çfarë lloj eksperimenti kishte kryer shkolla.

/Abcnews.al.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!