Eksperimenti i spitaleve në Nju Jork: Rezultatet janë të mira, çfarë po u jepet pacientëve me koronavirus

14:51 | 25/03/202014:510

Mjekët në Nju Jork po u japin pacientëve që ndodhen në gjendje të rëndë doza të mëdha me vitamninë C. Kjo taktikë thuhet se ka ndihmuar shumë personat e prekur nga koronavirusi në Kinë.

Mjeku Andreë Weber, tregoi se ai u ka dhënë pacientëve që ndodhen në kujdes intesiv 1,500 miligram vitamine C intravenoze. Më pas, këtyre pacientëve u ri-rregullohen dozat e antioksidantit tre ose katër herë në ditë, shpjegoi mjeku për New York Post.

Çdo dozë që u jepet këtyre pacientëve është më shumë se 16 herë me e lartë se doza ditore e lejuar për marrjen e vitaminës C. Per meshkujt e rritur, doza e lejuar është 90 milligramë ndërsa doza e lejuar për gratë është 75 miligramë, shkruan abcnews.al

Weber tregoi më tej se regjimi që ai përmend më sipër është i bazuar në trajtime eksperimentale që u praktikuan tek pacientët e sëmurë me koronavirus në Kinë.

Ai shpjegoi:

“Pacientët që morën vitaminë C, u bënë shumë herë më mirë se ata që nuk e morën. Ndihmon shumë, por nuk përmendet shumë pasi nuk është e nënvlerësuar.”

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono