Eksodi masiv i ukrainasve që prej filimit të luftës, shkon në 2 milionë numri i refugjatëve

schedule10:54 - 8 Mars, 2022

schedule 10:54 - 8 Mars, 2022

Më shumë se 2 milion ukrainas kanë braktisur shtëpitë e tyre që prej fillimit të luftës me Rusinë, më 24 shkurt të këtij viti. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët njofton se ukrainasit janë dyndur drejt vendeve të Europës qendrore, që prej pushtimit të vendit nga Rusia, shkruan The Guardian

Polonia, e cila ka komunitetin më të madh ukrainas në rajon ka pranuar më shumë se 1. 2 milion refugjatë ukrainas që nga fillimi i konfliktit. Vetëm të hënën, 141,500 njerëz kaluan kufirin. Rreth 90% e njerëzve që po largohen janë shtetas ukrainas, kryesisht gra dhe fëmijë.

Mijëra polakë po strehojnë refugjatë në shtëpitë e tyre. Ndërkohë sot parlamenti i Polonisë do të disktutojë legjislacionin për të kompensuar personat të cilët po strehojnë refugjatë.

Legjislacioni do të lejojë gjithashtu ukrainasit të jetojnë dhe punojnë në Poloni për 18 muaj.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!