Eksodi i ambasadave, 2 korrik 1990/ Demalia: Ngjarja jo e organizuar. Gjunjëzoi regjimin komunist

schedule19:24 - 2 Korrik, 2023

schedule 19:24 - 2 Korrik, 2023

Analisti Ilir Demalia, një nga protagonistët e eksodit të ambasadave më 2 korrik të vitit 1990, thotë se ngjarja nuk ishte e organizuar, por erdhi si pasojë e zhvillimeve politike në Evropën Lindore.

Në një intervistë për ABC News, Demalia u shpreh se Shqipëria mbeti e fundit, pas rrëzimeve të njëpasnjëshme të regjimeve komuniste.

Sipas Demaliajt, futja e mijëra shqiptarëve në ambasada, gjunjëzoi regjimin komunist të asaj kohe.

“Ngjarja e ambasadave, megjithëse unë kam qenë vetë në atë ngjarje, nuk ishte një ngjarje e organizuar. Ishte një ngjarje që erdhi si rrjedhojë e gjithë zhvillimeve politike në Evropën Lindore, me shembjen e njëapasnjëshme të regjimeve komuniste. Ne nuk ishim Polonia që filluam lëvizjet e para, nuk ishim Çekia dhe kjo ishte normale, sepse ne ishim një vend me një popullsi, 78% rurale, e izoluar, e painformuar dhe e shpëlare nga trutë nga regjimi komunist. Këtë e treguan edhe zgjedhjet e para të vitit 1991, ku komunistët fituan përsëri. Në fakt, ishte një luftë midis dy palëve komunistë, që krijuan atë pluralizëm të shëmtuar që kemi sot.

Padyshim, ishin shumë pak njerëz që hynë me vetëdije politike në ambasada. Pjesa më e madhe hynë për të dalë jashtë, për t’iu larguar atij regjimi, izolimit që ishte Shqipëria. Sigurisht, ajo ngjarje gjunjëzoi regjimin komunist”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!