Një familjeje shqiptare e cila kishte shkuar për ekskursion një Venecia i ka ndodhur një surprizë e hidhur.
Babai nëna dhe 3 fëmijët e mitur ndërsa po ecnin në rrugë janë rrethuar nga një tufë lopësh të cilat i kanë sulmuar.
Burri arriti të shpëtonte duke u futur në një gropë karstike, së bashku me gruan dhe tre fëmijët e mitur.
“Më rrethuan, më shtynë me brirë duke më hedhur në tokë dhe duke më shkelmuar”, tha shqiptari i cili kishte disa të nxira.
Kryefamiljari është transportuar në spital me disa plagë, ndërsa gruaja dhe fëmijët e tij ndodhen në gjendje shoku, por nuk janë lënduar.
/Abcnews.al/