Ekskursion në Voskopojë, nxënësit vizitojnë fshatin turistik

schedule17:21 - 6 Qershor, 2021

schedule 17:21 - 6 Qershor, 2021

Nga Ledjona Xheladinaj 

Voskopoja vijon të mbetet një destinacionet më të frekuentuar jo vetëm nga turistët vendas, por dhe të huaj. Pavarësisht masave të pandemisë siç dhe kaluam një periudhë të vështirë tashëm janë rikthyer turistët të shumtë në numër që kanë zgjedhur Voskopojën për ta vizituar në fundjavë, për të mësuar rreth saj dhe për të shijuar çdo gjë që ofron ky fshat turistik.

Më të shumtët janë nxënës të shkollave të ndryshme të vendit kanë bërë një eskursion në Voskopojë për tu njohur me historinë e këtij fshati turistik.

“Vijnë nga Librazhdi, është shumë I bukur nga arkitektura. Do vijnë sërish më kanë bërë përshtypje ndërtesat”.

Ata janë shoqëruar nga mësuesit e tyre disa prej të cilëve e vizitojnë Voskopojnë për herë të parë.

“Vijmë nga një fshat i Librazhdit për herë të parë. Qenka shumë bukur ndërtesa të vjetra. Gjithçka na pëlqen”.

“Shoqërojmë nxënësit e klasës së 9. Vijmë për klimën dhe ndërtesat”.

“Vijmë nga Lushnja me nxënës të gjimnazit. Ajri është i pastër ndërtesat, është shumë bukur. Tani do shkojmë të vizitojmë kishat”.

Voksopoja është një vend që jo vetëm në verë por dhe në dimër preferohet nga turistët. Për shkak se ofron një klimë malore, gatime tradicionale por dhe objekte kulti që datojnë shekuj më parë. /abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!