EKSKLUZIVE/ U zunë për një varr, zbulohet dëshmia e autorit të krimit makabër në Korçë

schedule15:33 - 28 Janar, 2020

schedule 15:33 - 28 Janar, 2020

Zamir Topi u kap pak minuta pasi qëlloi për vdekje në mes të pazarit të Korçës Dashnor Osmanin.

Pas kapjes ky i fundit ka dhënë dëshminë e parë për forcat e rendit, e cila është siguruar nga gazetarja Lediona Xheladinaj për abcnews.al.

Zamir Topi është shprehur se ishin nga i njëjti fshat, Porcesta e Korçës dhe se janë konfliktuar prej kohësh me Dashnor Osmanin.

Shkak për konfliktin ishte bërë një varr.

Lexo edhe: Viktima vinte nga fshati për të shitur banane në Korçë, dalin detaje të reja nga krimi makabër

Topi është shprehur se i kishte kërkuar prej disa kohësh Dashnor Osmanit që të hiqte eshtrat e nënës së tij që i kishte vendosur sipas autorit të vrasjes në varrin e prenotuar për babain e tij.

“Nuk kisha qetësi në shpirt. E takova dje dhe e paralajmërova. Më tha se këtë do ta bënte vetëm kur të vdiste. Sot shkova bleva një sëpatë 5 mijë lekë me paratë e fundit që kisha në xhep dhe e godita. Do Zoti nuk vdes se nuk dua të bëj një krim”, është shprehur ai.

Ky i fundit qëlloi gjatë mesditës së sotme Dashnor Osmanin më shumë se dhjetë herë me sëpatë në kokë duke e lënë të vdekur në vend. Të pranishëm në vendin e ngjarjes ishine dhe gruaja e vajza e viktimës, të cilat kanë ndërhyrje për të shtyrë autorin, por pa rezultat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!