Tre rusë tentojnë të hyjnë fshehurazi në Uzinën e Armëve në Gramsh, kapen nga anti-terrori pas përleshjes me ushtarët

schedule21:36 - 20 Gusht, 2022

schedule 21:36 - 20 Gusht, 2022

Tre shtetas të huaj kanë tentuar të hyjnë fshehurazi në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

I kontaktuar nga gazetari i Abc, Aldo Kozarja, Drejtori i Uzinës së Armëve në Gramsh, Lorenc Zani, theksoi se 3 persona janë afruar pranë Uzinës, dhe në momentin që janë pikasur ga ushtarët ka patur një përplasje fizike mes tyre.

Gjatë përleshjes dy nga ushtarët shqiptarë kanë mbetur të plagosur, pasi një nga personat civilë ka përdorur sprij ndaj tyre.

Ndërkohë që burime për gazetarin Kozarja, se tre personat që kanë tentuar të hyjnë në Uzinën e Armëve janë shtetas rusë.

Sipas burimit ata dyshohet të jenë agjentë, ndërkohë që ngjarja po hetohet nga antiterrori.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!