Elbasan – SPAK sekuestron 6 dosje të lejeve të ndërtimit 2020-2022 nga Prokuroria e Elbasanit. Burime për Abc bëjnë të ditur se ka dyshime të forta për abuzime masive dhe shkelje të Komisioneve të Ndërtimit, duke shpërdoruar detyrën nga shumë zyrtarë por jo vetëm. Sjellim në vëmendje se disa ditë më parë dha dorëheqjen edhe Drejtoresha e Urbanistikës në Elbasan. Ende nuk dihen arsyet e kësaj dorëheqje.
Më herët Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit, ka kryer disa hetime ku edhe u kërkua arrestimi i tre punonjësve të zyrës së Urbanistikës në këtë bashki. Ndërkohë gjatë muajve të fundit , ndërtimet pa leje në bashkinë e Elbasanit kanë çuar në pranga më shumë se dhjetë punonjës të kësaj bashkie ./abcnews.al/