Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EKSKLUZIVE/ Real Story publikon audio-regjistrim nga seanca gjyqësore, debat mes Altin Dumanit dhe Gilmando Danit

schedule21:00 - 11 Nëntor, 2025

schedule 21:00 - 11 Nëntor, 2025

Real Story publikon për herë të parë pjesë nga audio regjistrimi gjatë një prej seancave gjyqësore në gjykatën e Apelit mes Prokurorit Altin Dumani, sot kreu i SPAK, dhe të pandehurit Gilmando Dani mbetur i vrarë në atentatin e kësaj të marte në afërsi të Rinasit.

Altin Dumani: Pjesë nga procesverbali i datës 07.04.2021, kur pjesë e trupit gjykues u bë kryesuesja, Miljana Muça. (citon) Pjesë nga fjala e të pandehurit Gilmando Dani në seancë: “Mos e bllokoni këtë proces, se ne nuk bëjmë gjyq me ju dhe për këtë arsye e kemi shtyrë gjyqin, kur ishte ajo zonja e nderuar tjetër që kishte dy vjet. Prandaj mos qëndro kot. Jep dorëheqjen”.  Pjesë nga procesverbali i datës 29.09.2021, citoj siç është shkruar në seancë: “Tek kjo gjykatë, te ky procesi jonë, po shkelet ligji me të shtata këmbët dhe s’ka si mund të vazhdojë ky proces. Dihet pse po vonohet procesi. O zonjë, ikni ju të dyja, na gjeti dy gjyqtarë që të mos kenë lidhje me çështjen dhe të bëjmë gjyqin nesër”.  Edhe pak kalon nëntori i 2021, edhe 3 vjet gjykimi në shkallë të parë, akoma s’është çelur shqyrtimi gjyqësor. Nuk është shtyrë asnjë seancë për mungesë të prokurorëve. S’është shtyrë… Në vijimësi, marrë në konsideratë edhe dinamikën e këtij procesi, unë arrij në këtë vlerësim. Që ky gjykim, qëllimisht nga i pandehuri, zvarritet.

Gilmando Dani: Zoti prokuror, unë s’është se i mohoj ato fjalë. I kam thënë, kam qenë i irrituar në lidhje me trupin gjykues. Dihet shumë mirë se na ka gjykuar një herë, s’mund të na gjykojë për së dyti. Kështu që është e kotë që i lexove procesverbalet. Edhe është mendimi im zotëri, nuk është një mendim i të gjithëve, që e morët ju ashtu dhe që e thoni si të doni. Po nejse. Të kthehemi tek avokatët. Ju zonja gjyqtare flisni këtu për një proces të rregullt ligjor dhe që neve të na garantohen të drejtat tona. Po këtu, sa keni ardhur ju, këtu nuk po shihet fare. Këto 6 muaj që jeni këtu, keni 6 muaj që thoni proces ligjor, proces ligjor. Po keni 6 muaj që sillni po të njëjtët avokatë. I keni vënë kush e di sa gjoba, mbi 20 milionë lekë a 30 a nuk e di se ku do t’i gjejnë ato avokatët. Kurse këtu është një listë e gjatë, që e kemi edhe neve, me 98 veta, ka edhe lista të tjera me çfarë kemi dëgjuar dhe ju nuk thirrni asnjërin prej tyre. Se përse, e dini ju këtë punë. Por merrni vendimin në fund të procesit që thoni që procesi të vazhdojë pa avokatë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!