Partizani ka bërë lëvizjen e parë në merkato. Emiljano Musta është afrimi i parë te “demat”. Mbrojtësi i majtë kishte dalë lojtar i lirë nga Laçi.
Para pak ditësh ai pati një takim me drejtorin e Partizanit, Olsi Rama, i cili i ka bërë ofertën e tij dhe Musta është bindur.
Abcnews.al mëson se lojtari do të bashkohet me Partizanin sot në Ohër, aty ku trajneri Ilir Daja po punon së bashku me pjesën tjetër të lojtarëve.
Musta ka punuar edhe më parë me teknikun kryeqytetas te Flamurtari, madje një vit më parë ishte një prej objektivave të Partizanit.
Kalimi nuk u bë i mundur për shkak se FIFA u kishte bllokuar merkaton 16 herë kampionëve të vendit. /abcnews.al