RINAS- ABC News ka siguruar ekskluzivisht momentin e arrestimit të Jamarbër Malltezit në aeroportin e Rinasit. Ai shihet me pranga në duar, teksa shoqërohet nga efektivë të veshur civilë.
Drejtësia ka nisur të shkundë pluhurin e dosjes për privatizimin e ish-kompleksit Partizani në Tiranë. Me urdhër të SPAK, këtë të shtunë u vu në pranga Jamarbër Malltezi, ortaku i tij Fatmir Bektashi, ndërsa ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha u caktua masa e sigurisë detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte. Abc News ka siguruar akuzat zyrtare, të cilat janë shqiptuar nga Prokuroria e Posaçme në ngarkim të tyre.
Akuzat ndaj tyre:
- Sali Berisha- Korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25 i K.Penal
- Jamarbër Malltezi – Korrupsion pasiv ne bashkëpunim Neni 260 dhe Pastrim i Produkteve ne bashkëpunim me Fatmir Bektashi neni 287 i K.Penal;
- Fatmir Bektashi- Korrupsion aktiv dhe pastrim produktesh të veprës penale ne bashkëpunim me Jamarbër Malltezi.