La gruan me 1 fëmijë, mori Merushen me 3: Xhevairi ishte betuar për ta vrarë. Nga tradhtia e të birit te tragjedia me dy viktima

schedule14:26 - 12 Prill, 2022

schedule 14:26 - 12 Prill, 2022

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi mesditën e sotme fshatin Vidhisht të Roskovecit ku 61-vjeçari Xhevair Hoxha vrau fillimisht bashkëjetuesen e djalit Merushe Hazizi dhe më pas vrau edhe veten.

Lexo edhe: E vrau me thikë se nuk e donte për nuse, zbulohet motivi i krimit tronditës në Fier

Sherri në familje kishte nisur tre vite më parë ku djali i Xhevairit kishte filluar të bashkëjetonte me Merushen, e cila ishte nëna e tre fëmijëve nga një martesë e mëparshme.

Gazetarja Valbona Davidhi mëson pas abcnews.al se djali i Xhevairit kishte ndarë bashkëshorten e tij të parë, me të cilën kishte një vajzë duke filluar të bashkëjetonte me 30-vjeçaren Merushe Hazizi, e cila kishte nga ana e saj tre fëmijë të tjerë.

Lexo edhe: E rëndë në Fier, 61 vjeçari vret bashkëjetuesen e djalit dhe më pas var veten në pemë

Kjo gjë nuk është miratuar nga Xhevair Hoxha tre vite më parë duke bërë që çifti i ri të shkonte për të jetuar në një shtëpi me qira në Fier. Ndëkrohë që ndodhte kjo, 61-vjeçari ishte betuar se do ta vriste 30-vjeçaren, e cila sipas tij i shkatërroi familjen e të birit.

Prej një jave çifti ishte kthyer për të jetuar në Vidhisht të Roskovecit edhe pse e dinin që 61-vjeçari ishte kundër bashkëjetesës së tyre dhe i kishte kërcënuar më herët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!