EKSKLUZIVE: Kukësi ngurron, Gjilani i merr objektivin e mesfushës

schedule22:29 - 9 Gusht, 2020

schedule 22:29 - 9 Gusht, 2020

Ardit Hila do të luajë sërish në Kosovë. Mesfushori, i cili ishte pjesë e Prishtinës këtë sezon, ishte në bisedime me klubin e Kukësit, por në kampin verilindor e morën shtruar.

Ofertat për Hilën nuk kanë munguar gjatë kësaj periudhe dhe ai nuk mund të priste pa fund, ndaj edhe ka vendosur të pranojë ofertën e Gjilanit të Mezanit. Abcnews.al mëson se mesfushori ka nënshkruar mbrëmjen e sotme.

 

Ardit Hila me trofeun e Digitalb Kupës së Kosovës

Hila ka luajtur në disa ekipe në Superiore, madje me Partizanin ai doli vjet kampion. Ai ishte një nga titullarët e padiskutueshëm në formacionin e Skënder Gegës, që tani drejton Kukësin. Shanset për një ribashkim ishin të mëdha, por nuk menduan kështu drejtuesit e klubit verilindor. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!