EKSKLUZIVE/ Harta dhe dokumente: Si i ngritën italianët varrezat e ushtarëve grekë, kishte plane të grupoheshin në Shijak dhe Vorë

schedule23:42 - 28 Tetor, 2021

schedule 23:42 - 28 Tetor, 2021

Profesor Hektor Ruci, i ftuar në emisionin “Log.” në ABC, ka publikuar dokumente ekskluzive, të cilat datojnë që në vitin 1942. Në këto dokumente që i përkasin Italisë, shpjegohet se si u mor vendimi për bërjen e varrezave të ushtarëve grekë në Këlcyrë dhe në zona të tjera ku kishte beteja.

Kohët e fundit në Shqipëri janë kryer zhvarrimet e kufomave, të atyre që mbetën të vrarë në luftën italo-greke të viteve 1940 – 1941. Madje, ka patur raste kur banorët lokalë janë zhvarrosur për t’u numëruar si ushtar grek, siç ishte shembulli i Kosinës. Kjo ka sjellë herë pas here tensione mes dy vendeve.

Profesor Ruci: Vendimi i marrë nga autoritetet italiane për t’i bërë varrezat atje ku janë sot, vjen menjëherë pas tërheqjes së forcave greke. Trupa italiane, ajo që quhet “Zyra për nderimin e të rënëve”, kishte detyrë të mblidhte të rënët dhe t’u ndërtonte varreza dinjitoze. Kësisoj, italianët ndërmorën aksion të madh që t’i gruponin varrezat pavarësisht nëse ishin italianë apo grekë. Kjo nisi në Përmet, Këlcyrë dhe Dragot… Gjyshi im ishte kryetar i zyrës teknike dhe kishte një teser të zyrës.

Dhespoti Dhimitri bënte riseleksionimin me hartat përkatëse dhe identifikonte ushtarët. Prandaj kemi dhe një planimetri të varrezës ushtarake në Dragot. Varrezat ishin organizuar në mënyrë të tillë ku në njërin krah ishin italianët dhe në krahun tjetër ishin grekët. Kjo është arsyeja pse grekët ndodhen atje sot përkrah italianëve. Sepse ky ishte plani i italianëve. Megjithëse betejat janë bërë nëpër male jo atje, varrezat ndodhen aty sepse janë grupuar nga italianët.

Plani i italianëve ishte qe ushtarët e vrarë grekë të mblidheshin në Shijak kurse italianët të mblidheshin në Vorë. Behet fjalë për vitin 42-43. Kjo shkresë është hartuar në bashkëpuniom me Kryqin e Kuq Shqiptar. Kjo shkresë është e 20 gushtit, 43’.

Për të vijuar më tej, e fundit është varreza e Ermejit. Ata aty janë italianë, dhe vetëm njëri është grek. Ai u vra në dhjetor 1940.  Respekti për të rënët, që në njohje të konventave të Gjenevës. Këto konventa detyrojnë ushtritë që të kujdesen për të rënët”.

Ruci hodhi poshte edhe pretendimet se ato varreza shënojnë një vijë ndarëse imagjinare mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Nuk është aspak e vërtetë që janë në vijën ndarëse mes Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Bularati ka pasur një spital ushtarak grek prandaj u bë një varrezë provizore” tha Ruci mes të tjerash. /abcnews.al/

 

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!