EKSKLUZIVE/ Gjyshja tregon SMS-të me mbesën 17-vjeçare në Siri: S’na lënë të dalim, të na kërkojnë

schedule13:27 - 27 Tetor, 2020

schedule 13:27 - 27 Tetor, 2020

Hasije Shuli nga fshati Leshnicë i Pogradecit, gjyshja e 5 fëmijëve që ndodhen në Siri ka treguar frikën e madhe për nipërit dhe mbesat e saj. Shuli tha se dyshon se fëmijët mbahen në kamp me detyrim nga një grua me emrin Emanuela për të cilën shprehet se është bashkëshortja e Admir Dacit. Ajo thotë se ka 7 vite që nuk i ka parë fëmijët. Shuli shprehet se më e madhja 17-vjeç është martuar atje dhe tashmë ka një djalë 3-vjeç, ndërsa i bën apel shtetit që t’i sjellë fëmijët në shtëpi.

“I shkruam që të vijnë të më kërkojnë me fotografi. Jemi në një çadër por unë nuk e di numrin e çadrës. Emanuela e ka emrin. Është nga Leshnica. Thonë se është gruaja e Admir Dacit. Ata u mbështetën pas saj se ishin jetimë. Lajmin e kanë dhënë se e kanë vrarë. Tani mori tezja. Nuk na kanë shkruar asgjë thanë. Tani ai i shkruan ajo apo jo nuk i dimë. I bën apel shtetit të na marrë fëmijët të na i gjejë. Falenderojmë atë që tha do i nxjerrim të tërë fëmijët. Të dhëna të sakta unë nuk kamë për çadrën. Kam 7 vite pa i parë. E madhja është martuar atje. Ka një djalë, 3 vjeç.

Kam 7 vite që nuk i kamë parë 5 nipërit dhe mbesat. Ndodhen në kampin  Al Hol por ata nuk i gjejnë se kanë ikur nga çadra. I shkruante nuses, bënte mesazhe që na ktheni. I lutemi shtetit, merrni median. Mbesa është e martuar atje dhe ka një djalë 3 vjet. Ne po i ruajmë atje i kanë nxjerrë të tërë. Ju lutemi tha thojini shtetit të vijë të na marrë se unë nuk dal dot. Këtu është një grua  që i mban peng këto. Sipas asaj që thonë këto ajo i mban. E ka marrë edhe çupën e Dumanit. I ka shkruajta çupa mesazhin: Më morën me zor dhe kam frikë të dal nga kampi. I bëj thirrje shtetit. Ata që punojnë atje që kanë të bëjnë me jetën atje. Ata po përpiqen dhe po bëjnë thirrje për t’i sjellë. Aman të na marrin në çadër”, shprehet Hasije Shuli.

Gazetarja e ABC News Ledjona Xheladinaj ka mundur të sigurojë edhe mesazhet që Elona Shuli 17-vjeçarja që ka mbetur e izoluar në kamp ka bërë me gjyshen dhe tezen e saj në Shqipëri. “Teze unë nuk dal se kam frikë nga ata. E di teze po ata më morën teze nuk i nis dot foton. Bashke jemi, le të vijnë të na kërkojnë. Siç e kërkojnë Eva Dumanin me foto ashtu të më kërkojnë edhe mua”, thuhet në bisedat./mv. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!