Gazetari italian Ezio Gavazzeni ka zbuluar për “War Report” në ABC News detaje tronditëse mbi hetimin e tij të fundit, i cili tashmë është në duart e prokurorisë së Milanos. I nxitur fillimisht nga dokumentari “Sarajevo Safari”, Gavazzeni tregon se si kontaktet me regjisorin e filmit i hapën rrugën drejt një bote të panjohur, duke e çuar në kërkime të thelluara dhe mbledhjen e provave që sot përbëjnë rreth 90 faqe dokumentacion hetimor.
Sipas tij, klientët e përfshirë në aktivitetet e dyshuara vinin nga vende të ndryshme perëndimore, përfshirë Europën dhe SHBA, ndërsa ai vetë është fokusuar tek shtetasit italianë, për të cilët tashmë ka nisur zyrtarisht procesi hetimor.
Si ratë në gjurmët e kësaj ngjarje? Kush ishin indiciet e para?
Ezio Gavazzeni: Po, kisha parë dhe më kishte bërë shumë përshtypje dokumentare “Sarajevo safari”. Unë e kisha informacionin se kishte disa kohë që qarkullonte dhe më kishte bërë shumë përshtypje. Atëherë vendosa t’I shkruaj regjisorit duke I thënë se isha I interesuar për këto informacione për këto gjëra që ai kishte gjetur. Ai u tregua shumë I sjellshëm më dha referencat e para për të lëvizur në një botë që nuk e njihja dhe prej aty më pas unë bëra rrugëtimin tim. Shkova unë përtej. Përdora burimet e mia dhe gjeta referencat e mia.
Kush janë provat që i keni dorëzuar edhe prokurorisë në Milano?
Ezio Gavazzeni: Në këtë moment, pothuajse prej një muaji janë hapur hetimet. Unë kam dorëzuar gjithçka që kam gjetur gjatë hetimit që kam bërë unë. Janë rreth 90 faqe tani janë në duar e prokurorisë mund të themi vetëm disa gjëra përshembull që klientët vinin nga të gjitha vendet perëndimorë, jo vetëm Italia. Por unë jam përqendruar vetëm te italianët sepse prokuroria e Milanos, u morë me italianët dhe gjithsekush shpreson që të fillohet nga shtëpia e secilit, për të bërë këtë lloj hetimi. Por mund të them se vinin nga e gjithë Europa edhe nga SHBA, kjo është me siguri./abcnews.al

