EKSKLUZIVE/ Cetkovic “zbërthen” Podgoricën: U ka ikur ylli, janë ekip tjetër! Laçi favorit

schedule10:57 - 16 Qershor, 2021

schedule 10:57 - 16 Qershor, 2021

Marko Cetkovic është një nga lojtarë më të mirë të huaj që ka ardhur në Superiore. Fantazisti, i cili shkëlqeu te Laçi dhe në Mal të Zi doli kampion me Sutjeska dhe mori vlerësime të mëdha individuale, ka folur për shortin e Conference League që përballi Laçin me FK Podgorica.

Fillimisht ai foli për eksperiencën në vendin tonë. “Kam luajtur te Laçi për dy vite dhe kishim një ekip të mirë. Shkuam në finale të Kupës dy sezone dhe fituam një, si dhe Superkupën. Në përgjithësi ishin dy vite të suksesshme.

Te Partizani isha vetëm 6 muaj dhe për pak fituam titullin kampion, duke u renditur pas Kukësit”, tregon Cetkovic në intervistën për gazetarin e abcnews.al, Denis Lala. Më tej ai zbërthen rivalin e kurbinasve:

 

Cetkovic gjatë një derbi kundër Tiranës

“FK Podgorica është një klub i ri. Ata luajnë futboll të mirë. Në 10 javët e para të kampionatit ata ishin në vendin e parë në ligë. Më pas patën disa rezultatet negative dhe u kthyen të luajnë mirë në 10 javët e fundit.

Trajneri i tyre (Milorad Pekovic) ishte i ri dhe ndoshta më i miri në kampionat. Ka luajtur në Gjermani gjithë karrierën dhe ka punuar me Klop dhe Tuchel si trajnerë te Mainz në Bundesliga.

Lojtari më i mirë i tyre ishte Kordic, por ai u largua drejt Rusisë. Kanë ikur disa lojtarë dhe tani janë ekip tjetër, me trajner të ri (Dejan Roganović). Në këtë moment mendoj se Laçi është i avantazhuar, pasi 90% e ekipit të tyre ka qëndruar. Do jetë një ndeshje interesante.

Në 3-4 vitet e fundit Superiorja është më e mirë, veçanërisht prej stadiumeve dhe lojtarë të huaj. në Mal të Zi për momentin nuk ka shumë lojtarë të huaj, ka më shumti lojtarë dhe trajnerë vendas.  Në këto dy ndeshje i jap një avantazh të lehtë Laçit, sidomos në shtëpi”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!