ABC News siguron videon e ekzekutimit të 39-vjeçarit Emiljano Ramazani, ngjarje e ndodhur një ditë më parë në Elbasan.
Në pamjet e filmike duke autori me kapuç që del nga një makinë e parkuar dhe ndjek automjetin e viktimës.
Ai ecën drejt tij i armatosur, ndërkohë që makina e tij zhvendoset nga një tjetër person.
Pasi kryen krim gjakftohtë autori rikthehet në automjet dhe largohet nga vendngjarja. E gjithë ngjarja ndodh për 30 sekonda.
Emiljano Ramazani u ekzekutua pasditen e djeshme poshtë pallatit të tij në Elbasan. 39-vjeçari u ndoq nga autorët nga palestra për në banesë, ndërsa u qëllua teksa ishte në automjetin e tij.
Ai ishte një emër i njohur për drejtësinë pasi është arrestuar disa herë për trafik narkotikësh.
Në vitin 2012 gjatë operacionit të koduar “Tabakane 2”, Emiliano Ramazani i njohur edhe me nofkën “Rramani” dhe “Ili” u arrestua së bashku me 5 të tjerë pasi prokuroria kishte prerë fletë arresti për prodhimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim në formën e shitjes më shumë se një herë.
Nuk dihet se si i ka shpëtuar drejtësisë 39-vjeçari pas këtij arrestimi por dihet se edhe në vitin 2017, gjatë operacionit “Porosia e Fundit” Rramani u arrestua për të njëjtën vepër penale.