EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro: Vjedhje spektakolare në Fier, si e mashtroi sy për sy i huaji kambistin

schedule12:46 - 3 Mars, 2020

schedule 12:46 - 3 Mars, 2020

Një vjedhje spektakolare si nëpër filma ka ndodhur në Fier në një pikë kembimi valutor. Ngjarja ndodhi 20 dite më parë por policia e Fierit as nuk e ka raportuar ngjarjen as nuk ka kapur autorët. Burime për abcnews thanë se ngjarja ndodhi ne lagjen ” 15 Tetori ” në një subjekt që ushtron aktivitet këmbimi valutor në daten 11 shkurt. Sipas këtyre burimeve një shtetas i huaj rreth të 50-ve ka marrë nëpërmjet mashtrimit 50 mijë euro dhe është  larguar qetësisht.

Një jave perpara vjedhjes se 50 mije eurove, nje shtetas i huaj qe sipas pronarit te këmbimit valutor kishte theks rus, së bashku me dy persona të tjerë ka shkuar  një jave rradhazi në këtë pike këmbimi duke këmbyer valutë të huaj me euro. Me veshje dhe aksesore të një biznesmeni, shtetasi i paidentifikuar është treguar i sjellshëm dhe korrekt përgjatë kontakteve me pronarin e këmbimit valutor.

Ne mirebesim pronari i tregoi policise se e lejonte të hynte brenda banakut kur bënte transaksionet me azerbaxhanasin. Transaksionet  shkonin deri ne ne 1000 euro në dite. Kjo situatë zgjati një jave deri në datën 11 shkurt kur personi i paidentifikuar ka shkuar sërish në këtë pike këmbimi  duke i kërkuar pronarit  50 mijë euro.  Pasi ka numëruar 50 mijë eurot i ka futur në valixhe dhe e ka lënë sipër banakut. Nuk eshte ende e qartë se si ka ndodhur por pronari pretendon se shtetasi i huaj ka ndërruar valixhen në një moment kur pronari ka kontrolluar në pjesën  e pasme të dyqanit pasi kishte dëgjuar zhurma.

Valixhja me euro e mbyllur me kod sigurie qëndroi në banak edhe kur shtetasi i huaj tha se po shkonte në banken aty pranë per të marrë sasine e parave me të cilen po blinte eurot.

Kaluan 15 minuta kur pronari nisi të dyshojë. Ai ka hapur valixhen me force dhe ka parë se brenda saj nuk ishin paratë. Menjëhere ka dalë në rrugë për të kërkuar hajdutin, por ky i fundit ishte larguar. Nga vezhgimi i kamerave të sigurisë rezultoi se hajduti ishte larguar në drejtim të qendrës se Fierit.

Me pas pronari ka njoftuar policinë e cila nisi hetimet për gjetjen e autorit. Nga hetimet paraprake rezulton se personi në foto është me shtetesi azerbaxhanase. Policia shpërndau në pikat e kalimit kufitar foton e të kërkuarit të marrë nga kamerat e sigurisë por kaluan me shumë se dy javë dhe ende nuk ka gjetur gjurme te tij. Mendohet se ky shtetas ka kaluar kufirin bashkë me dy personat e tjerë. Policia nuk e ka bërë publike ngjarjen me pretendimin se kjo do të bënte që hajdutet t.’i fshihen autoriteteve por me sa duket ata janë larguar jashte shtetit pa asnjë pengesë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!