Ekonomisti që la Shqipërinë për të sfiduar napolitanët, Ilir Avdullai rrëfen sekretet e picës

schedule09:22 - 24 Korrik, 2024

schedule 09:22 - 24 Korrik, 2024

Ilir Avdullai, picajol dhe sipërmarrësi shqiptar në Itali, në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, foli për sekretet e picës dhe karrierën e tij në Itali.

Ai foli për shpërnguljen e tij drejt Italisë, ku tha se së bashku me vëllain e tij, kishin ëndërr të hapnin një restorant. Sot picajoli fierak ka 2 restorante me pica në Itali.

“Kam ardhur në Itali në vitin 2001. Përveç se u bëra profesionist në bërjen e picave kam edhe pjesë e një akademia që mësojmë të tjerë njerëz. Mua më ka dhënë leksione për picën inxhinieri ushqimor, nuk ka qenë artizanate të picës. Edhe në Itali Pica ka pësuar një ndryshim. Më parë e shinin si fast food, ndërsa sot një familje mund ta konsumojë për darkë.

Ideja është që pica të mos konsiderohet me një ushqim fast food, por të serviret si gourmet. Ka shumë informacione për picën, sot në picë hyn edhe shkenca.

Vij shpesh në Shqipëri, bëj dhe kurse. Për herë të parë do të paraqesim në Napoli disa pica që mbajnë aromë Shqipërie.”, u shpreh ai.

/abcnews.al