Në Serbi vijojnë reagimet për vendosjen e taksës 100 për qind nga qeveria e Kosovës për të gjitha produktete serbe që hyjnë në vend. Sipas ekonomistëve serbë humbja mund të llogaritet me miliona euro për shtetin serb.
Vendosja e taksës 100% për produktet serbe, vazhdon të shkaktojë reagime të shumta në Beograd. Dhoma e Tregtisë në Serbi u shpreh e zhgënjyer nga ky vendim i Prishtinës.
Kryetari i kësaj dhome, Aleksandër Radonovic deklaroi se taksa në fjalë ka dëmtuar bizneset serbe. Përvec bizneseve, Radonovic pretendon se kjo masë prek në mënyrë të të drejtpërdrejtë të gjithë konsumatorët që jetojnë në Republikën e Kosovës.
Ai shpjegoi se vetëm për një vit Serbia ka përfituar mbi 400 milionë euro nga Kosova, ndërsa këtë vit ishte parashikuar edhe më shumë.
Nga ana e tij kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, këmbëngul se vendosja e kësaj taksës ishte e pashmangshme pas bllokimit që Serbia i bën Kosovës në çdo aspekt.
Një ditë më parë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç theksoi se taksa është shqetësuese për serbët në Kosovë si dhe për sigurinë në rajon. /abcnews.al