Ekonomistët dhe aktivistët europianë bëjnë thirrje për taksimin e të pasurve

schedule15:33 - 8 Qershor, 2023

schedule 15:33 - 8 Qershor, 2023

Milionerë, aktivistë, ekonomistë dhe figura politike europiane kanë paraqitur sot një iniciativë për miratimin e një takse europiane për miliardërët europianë.

Qëllimi është “të rrisim burimet për të reduktuar varfërinë dhe pabarazinë në Europë dhe vendet më të varfra dhe për të ndihmuar në krizën klimatike”, shpjegon Oxfam, duke vënë në dukje se një taksë vjetore për miliarderët europianë, e cila do të arrinte deri në 5%, do të thotë 250 miliardë euro në vit.

Iniciativa Qytetare Europiane është një mekanizëm që u mundëson qytetarëve europianë të kërkojnë nga Komisioni Europian të propozojë ligje të reja.

Nëse Komisioni brenda muajit të ardhshëm konfirmon se kjo nismë qytetare mund të pranohet, nismëtarët e tij do të kenë një vit kohë nga korriku për të mbledhur një milion nënshkrime në shtatë vendet e Bashkimit Europian.

Nëse ata ia dalin, Komisioni Evropian do të ketë tre muaj kohë për të dhënë vendimin. Ai mund të vendosë të vazhdojë këtë iniciativë dhe të nisë një procedurë legjislative.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!