Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një konferencë për mediet bëri me dije se ekonomia shqiptare pësoi një rritje me 6 % në 6 mujorin e parë të vitit, por në 3 mujorin e dytë, korrik-shtator, filloi të ulej.
Sejko u shpreh se inflacioni i lartë i cili u rrit në korrik e gusht në nivelin 7.5% deri në 8 % si dhe do të vazhdojë të jetë i lartë për të paktën 2 tremujorët e ardhshëm.
Gent Sejko: Inflacioni u rrit në muajt korrik dhe gusht, 7.5% dhe 8%. Kontributi kryesor në inflacion vjen nga rritja e çmimit të ushqimeve dhe naftës. Tendenca e rritjes së çmimeve po vjen tek të gjitha produktet. Lufta në Ukrainë shkaktoi probleme në tregjet e ushqimeve bazë, të lëndëve energjitike dhe lëndëve të tjera bazë.
Ekonomia shqiptare vijoi me rritje në 6 mujorin e parë të vitit 2022, ndërsa u ul në 3 mujorin e dytë të këtij viti. Sipas INSTAT, rritja ekonomike zbriti në 2.2% nga 6% në 6 mujorin e parë. Konsumi familjar solli norma të qëndrueshme rritje. Kjo tendencë është prezente në tregun e punës. Rritja e kërkesës për punë dhe mungesa e fuqisë punëtore po ushtron presion në rritjen e pagës në sektorin privat. Rritja e normës bazë të interesit, janë pranë niveleve të ulëta historike. Kursi i këmbimit të lekut, mbetet në pozita të forta në krahasim me euron. Kredia bankare financon investimet.