Sondazh

Rama dhe Berisha në daljet vjetore, cili ju bindi më shumë:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ekonomia shqiptare, në rritje”/ Raporti i FMN: Ndër vendet europiane me rritjen më të madhe

schedule10:29 - 24 Dhjetor, 2025

schedule 10:29 - 24 Dhjetor, 2025

SHQIPËRI – Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar pozitivisht rritjen ekonomike të Shqipërisë duke e quajtur si më të shpejtën në rajon. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar raportin për Shqipërinë në vijim të misionit të mbajtur në nëntor.

Në raport, FMN evidenton se rritja ekonomike e Shqipërisë vlerësohet nga më të fortat në Evropë, e ndikuar më së shumti nga turizmi. Fondi Monetar Ndërkombëtar nënvizon se mbi këto baza, qeveria shqiptare po avancon reforma të shumta për të siguruar anëtarësimin në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.

“Pas një mesatareje prej 4.3 përqind në periudhën pas pandemisë, Prodhimi i Brendshëm Bruto parashikohet të rritet me 3.5 përqind në vitin 2025, kryesisht e nxitur nga konsumi privat, dhe 3.6 përqind në vitin 2026, duke reflektuar një përshpejtim modest të rritjes në partnerët kryesorë tregtarë të zonës së euros. Turizmi vazhdon të ofrojë mbështetje të qëndrueshme për prodhimin ekonomik.”



Pasiguritë ekonomike vijojnë, thotë FMN, të ndikuara kryesisht nga faktorë të jashtëm, si tensionet gjeopolitike.

“Tensionet gjeopolitike, përshkallëzimi i masave tregtare, paqëndrueshmëria e çmimeve të mallrave dhe pasiguria e zgjatur mund të ndikojnë te partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë dhe të dobësojnë kërkesën e jashtme. Paqëndrueshmëria e tregut financiar global dhe korrigjimet e çmimeve të aseteve mund të zvogëlojnë kërkesën për borxhin sovran të Shqipërisë dhe mund të çojnë në rreziqe të rifinancimit.”

Në aspektin fiskal, Fondi Monetar Ndërkombëtar sugjeron të bëhet kujdes me zbatimin e paqes fiskale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!