Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Ekonomia shqiptare, në rritje”/ Guvernatori Sejko: Norma bazë e interesit mbetet 2.5 përqind

schedule16:15 - 1 Tetor, 2025

schedule 16:15 - 1 Tetor, 2025

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se norma bazë e interesit do të mbetet 2.5 përqind.

Në një konferencë për mediat, Sejko u shpreh se turizmi ka ndikuar në rritjen ekonomike të vendit.

Sejko shtoi se rritja ekonomike për vitin e ardhshëm pritet të jetë deri në 3.5 përqind.

“Turizmi pritet të vijojë të japë kontribut pozitiv. Inflacioni pritet të kthehet në 3 përqind në vitin 2026. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në 2.5 përqind. Rritja ekonomike për 3 mujorin e dytë ka qenë 3.5 përqind. Parashikojmë rritje në këto nivele në fund të vitit. Sektorët që kanë ndikuar janë turizmi. Sektorët industrialë kanë pësuar rënie dhe kanë ndikuar negativisht në rritjen ekonomike. Sidoqoftë, rritja ekonomike është e qëndrueshme. Bazuar në këto trende, rritja ekonomike do të vazhdojë. Po ashtu edhe rritja e pagave, do të ndikojë në rritjen ekonomike. Ne parashikohemi të kemi këto nivele të rritjes ekonomike edhe vitin e ardhshëm”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!