‘Ekonomia shqiptare, e konsoliduar’/ Balluku: Qeveria mbështet biznesin, rrit punësimin

schedule15:32 - 15 Shkurt, 2025

schedule 15:32 - 15 Shkurt, 2025

Qeveria do të vijojë mbështetjen ndaj biznesit i cili sipas zëvendëskryeministres Belinda Balluku po kontribuon në mirëqenien e familjeve dhe ekonominë  e vendit.

Nga një  kompani prodhimi në Kolonjë të  Lushnjes, numri dy i qeverisë tha se ekonomia e konsoliduar  e rendit Shqipërinë në një pozicion që se ka pasur më parë në Ballkan.

Nga kjo kompani prodhimi dhe përpunimi e polisterolit  në Kolonjë  të Lushnjes  zëvëndëskryeministrja  Belinda Balluku  foli për hapat para që ka bërë Shqipëria  vitet e fundit  në aspektin ekonomik.

Kjo ecuri pozitive sipas zëvëndëskryeministres vjen dhe falë bizneseve të tilla të cilave tha se  nuk do tju mungojë mbështjetja e qeverisë.

Kompani të tilla sipas zëvendëskryeministres  kontribuojnë  në  punësimin e banorëve të zonës.

Vizitat në  biznese, zëvendëskryeministrja tha se i ka  ndërmarrë për të promovuar njerëzit e punës.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!