“Ekonomia shqiptare, e dyta në rajon”, BSH: Rritja u nxit nga turizmi dhe investimet

schedule14:08 - 21 Shkurt, 2024

schedule 14:08 - 21 Shkurt, 2024

Ekonomia ka qenë më elastike se vendet e rajonit gjatë vitit të kaluar. Pavarësisht sfidave  siç janë rritja e normave të interesit apo inflacioni i lartë ecuria ka qenë pozitive.

Shqipëria renditet e dyta në rajon për ecurinë ekonomike .Sipas një analize të Bankës së Shqipërisë  në tremujorin e tretë ekonomia shqiptarë pati një rritje me 3.5% ndërsa Serbia me 3.6% me një ndryshim minimal .Ekonomia shqiptare ka lënë pas vende si Kosova, Maqedonia e Veriut e Greqia.

Sipas Bankës Qendrore gjatë vitit 2023, ekonomia shqiptare ka shfaqur një rritje të vazhdueshme të aktivitetit ekonomik, të punësimit dhe të pagave dhe një trend rënës të inflacionit i cili është theksuar në janar të këtij viti duke u ulur ne 3.4%.

Rritja ekonomike u nxit nga zgjerimi i konsumit, i investimeve dhe i të ardhurave nga turizmi. Në aspektin makroekonomik, ajo u mbështet nga përmirësimi i besimit të  biznesit  e  të  konsumatorit, si  dhe  nga  rritja  e  interesit  të  të  huajve  për  shërbimet e turizmit shqiptar.

E njëjta tendencë parashikohet që të vijoj për ekonominë shqiptare edhe gjatë këtij viti. Sektori i Turizmit pritet të mbetet një shtyllë e rëndësishme për ekonominë shqiptare. Ndërkohë që parashikimet janë për një sezon turistik  më të mbarë gjatë këtij viti

Pavarësisht përshpejtimit të ritmit rritës, aktiviteti ekonomik  për  vitin  2023  në  vendet  fqinje  pritet  të  reflektojë  ngadalësimin  e  ekonomisë së Eurozonës dhe normat rritëse pritet të jenë më të ulëta në kontekst historik.  Aktiviteti ekonomik parashikohet të rritet me ritme të ulëta në vitin 2023 e të përshpejtohet në vitet 2024 e 2025.

RRITJA EKONOMIKE NE RAJON:

SERBIA  3.6%

SHQIPERIA 3.5%

KOSOVA    3%

MAQEDONI E VERIUT   1.2 %

GREQIA    0.1%

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!