Ekonomia shqiptare do rritet me 3.8%/ Instituti i Vjenës bën vlerësimin, rrezik për rajonin tarifat e Trump

schedule15:20 - 4 Shkurt, 2025

schedule 15:20 - 4 Shkurt, 2025

Ecuria e ekonomisë shqiptare gjatë këtij viti   është vlerësuar me nota optimiste .Instituti Ndërkombëtar i Vjenës për studime ekonomike në një raport të fundit vlerëson se gjatë këtij viti ekonomia do të rritet me 3.8% për të vijuar më pas në rreth 4% në dy vitet e tjera.Konsumi dhe sektori i turizmit vlerësohen si shtysat kryesore të rritjes ekonomike e cila është më optimiste nëse e krahasojmë me projeksionet e insttitucioneve të tjera ndërkombëtare.

Ky institut thekson se vendosja e tarifave të presidentit Donald Trump janë kthyer në një risk shumë serioz për ekonomitë e vendeve të Bashkimit Europian dhe atyre të rajonit. Meqenëse SHBA-ja është bërë deri tani tregu më i rëndësishëm i eksportit për BE-në, ndikimi negativ i tarifave të larta të SHBA-së për mallrat dhe shërbimet evropiane do të ishte me impakt dhe mjaft  domethënës për këto vende. Ndërsa përsa i përket vendeve të rajonit  ku bën pjesë Shqipëria me shqetësim vlerësohet impakti sidomos në nivelin e investimeve amerikane.

Ekspertët i vlerësojnë tarifat Trump një kërcënim për rikthimin e inflacionit  pasi përplasjet tregtare mund tw  ndikojnë direkt në rritjen e çmimeve. Bashkimi Europian mund të jetë më I prekuri pasi dëmtohet industria më e madhe eekonomisë siç është ajo e automobilave. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shprehur i qartë për të vendosur tarifa edhe për Bashkimin Evropian, pasi vendet europiane sipas tij, po përfitojnë nga SHBA.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!