“Ekonomia” rrëzon dekretin e presidentit për 4 rajonet, Braçe shpërthen kundër Metës

schedule13:03 - 10 Shtator, 2020

schedule 13:03 - 10 Shtator, 2020

Nga Erneta Shevroja

Sikundër pritej deputetët socialistë në Komisionin e Ekonomisë rrëzuan dekretin e Presidentit Meta për ligjin që ndan vendin në 4 rajone zhvillimi. Presidenti pati shumë argumente që e cilësonin ligjin “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin” anti kushtetues, që u përmendën në komision nga përfaqësuesi i tij ligjor, Bledar Dervishaj.

“Qëllimi i këtij ligji është në kundërshtim me rendin e kushtetueshmërisë së vendit.  Ligjërojnë ushtrimin e pushtetit…”, ka thënë Dervishaj.

Por qëndrime të tilla bënë që të shpërthejë në akuza kundër Ilir Metës, zv.kryeministrin Erion Braçe.

“Ajo më më vjen keq, përfaqësimi i unitetit të popullit griset copa copa, ishin fyerjet e deputetëve.  Nuk kanë tagër të fyejnë cilido nga deputetët e kuvendit të Shqipërisë, nuk kanë tagër të bëjnë asnjë konsideratë për deputetë, është e turpshme që presidenti merr përsipër të gjykojë deputetët të ligjshëm të kuvendit”, është shprehur Braçe.

Braçe nuk nguroi të rreshtojë Presidentin krah opozitës.

“Nuk ka gjë më të keqe që mund ti ndodh një vendi se sa një presidenti i njëanshëm.. e gjithë piramida e këtij dekreti bie përnjëherësh… herë e parë që ka pasur një president të tillë është në 96. Median nuk e pati asnjë ditë.. ka vetëm një model të ngjashëm, ai i vitit 1996”, ka thënë ai.

Madje, sipas zv.kryeministrit Erioj Brace, kreu i shtetit është paranojak në argumentet që ka dhënë në dekret.

“Degjova edhe këtë: Do ndryshohen zonat zgjedhore. Ku është shkruar kjo. Si mundet paranoja të kthehet në dekret?

Pro dekretit votuan vetëm dy deputetët të opozitës, Artur Roshi dhe Suela Topi. Kundër ndarjes së vendit në 4 rajone, më parë është shprehur dhe opozita jashtëparlamentare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!