Eksperti i ekonomisë Ardian Civici u shpreh se marrëdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe Kosovës mund të avancojnë me politika lehtësuese dhe liberale. Gjithahstu ai përmendi edhe krijimin e një zone të përbashkët ekonomike dhe komplomentaritet për strategjitë e zhvillimit, politikat industriale dhe tregtare.
“Vendet mund të kenë politika shumë lehtësuese dhe liberale qoftë për barriera tarifore ose jo. Mund të shkohet në krijimin e një zone të përbashkët ekonomike is dhe krijimi i një komplometariteti për strategjitë e zhvillimit, politikat industriale, tregtare, gjë që do ishte shumë e mirë dhe për të tërhequr investime të huaja.
Do të kemi të bëjmë me një treg më të madh. Edhe nga sugjerimet e BE përgjithësisht për vendet e Ballkanit Perëndimor ka qenë orientimi që duhet të ketë integrim mes tyre përpara se të kërkojnë integrimin me vendet europiane. Do ishte një ndihmë e madhe jo vetëm për forcim ekonomie, por mbështetje edhe për biznesin. “
/ abcnews.al