“Ekonomia në rrezik”, Tabaku: Paketa e qeverisë është diskriminuese, lë pa mbështetje shumë biznese

schedule20:02 - 7 Prill, 2020

schedule 20:02 - 7 Prill, 2020

Ish deputeja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku në një lidhje direktë për Abc News këtë të martë ka folur në lidhje me për ndikimin e pandemisë në ekonominë e vendi tonë.

Tabaku është shprehur se papunësia është një ndër problemet kryesore që do të lërë pas pandemia e koronavirusit.

“Situata për papunësinë ka qenë e keqe dhe para krizës, që lidhej me mungesën e konsumit, me taksat e larta me mungesën e investimeve të huaja. Kryesisht papunësia është e dukshme të të rinjtë e shkolluar kriza tashmë është duke prekur dhe një pjesë të të punës dhe punë që kanë të bëjnë me prodhimin, si industria prodhuese, burjqësia, turizmi. Pothuajse 2/5, 125 milionë të punësuar e të gjithë forcës së punës që pritet të hiqen nga puna dhe kjo shifër patjetër që do të ndikojë dhe në Shqipëri”, tha Tabaku.

Ndërkohë në një bisedë me Mirela Milorin, ish deputetja është shprehur se paketa e qeverisë është diskriminuese dhe lë jashtë e pa mbështetje një pjesë të madhe të biznesit.

Marredhënia e qeverisë me paketën e proozuar është diskriminuese, pasi mbështet vetëm një grup të vogël biznesesh dhe një një pjesë të madhe pa mbështetje. Kujtojmë se në ne bujqësi kemi 450 mijë të vetëpunësuar nga të cilët vetëm 120 mijë marrin pension fshati atëherë ku do të bazohet qeveria te cila shifër, po në turizëm ku do të bazohet po në sektorin rodhues. Unë kam një përgjigje për të gjithë këto, kjo nuk zgjidhet dot për momentin dhe e gjithë kjo është figura e qeverisë së Ramës pas 7 vitesh. Që kur është propozuar paketa e parë me taksa të larta unë kam thënë se do të ketë shumë informalitet.Nuk mundet që qeveria ti vendosë palët në konflik palët. Nuk është momenti për të zgjidhur informalitetin , por duhet të krijojë mbështetje, dhe mos të diskriminojmë”, është shprehur ndër të tjera.

Gjithashtu ajo ka komentuar dhe vendim për heqjen e qerave duke e cilësuar të pavlefshëm dhe si një mënyrë për të nxitur debat në klasën sociale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!