Lideri i opozitës Lulzim Basha ka vijuar takimet me biznese dhe qytetarë të Kurbinit.
Teksa është njohur me problematikat e tyre, Basha ka shpalosur edhe planin e rimëkëmbjes propozuar nga PD.
Për kryedemokratin, kryeministri Rama nuk ka asnjë program për të ndihmuar qytetarët, por shtoi se po e çon ekonominë drejt greminës.
“Edi Rama së bashku me një grup njerëzish po vazhdojnë t’ja japin paratë oligarkëve. Pas 25 prillit ne kemi zgjidhje të tjera. Deri me 25 prill ju duhet të ushqeheni, duam apo nuk duam ne çelësat i ka akoma ky, përgjegjësitë i ka akoma ky”, tha Basha.
Sa i përket sektorit të bujqësinë Basha sqaroi se Partia Demokratike ka përgatitur një për t’i ardhur në ndihmë.
Sipas kryedemokratit plani plotëson nevojat e qytetarëve duke vlerësuar si më të rëndësishëm subvencionin. “Na pret një betejë përpara që nuk do të jetë e lehtë. Sot ne kemi fjalën, nesër do të marrim vendimet tona sa ta largojmë këtë të keqe”, u shpreh Basha./abcnews.al/