Ekonomia shqiptare ka pasur një rritje të qëndrueshme. Ministri i Financave tha se papunësia është ulur në nivelin më të ulët historik në 30 vitet e fundit, duke arritur në 8.1% nga 17% që ishte ne vitin në 2013.
Sipas kreut të financave edhe niveli i borxhit publik është ulur në nivele gjatë pesë viteve të fundit me rreth 21 pikë përqindje duke rezultuar ecuria më pozitive në Ballkan.
Një ndër prioritet që veçoi për vitin e ardhshëm ishte miratimi i ligjit për sigurimin e detyrueshëm të banesave dhe në bujqësi.


