Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Ekonomia” jep OK, Shqipëria do të marrë deri në 700 mln euro borxh

schedule13:00 - 25 Tetor, 2021

schedule 13:00 - 25 Tetor, 2021

Nga Erblina Mile

Komisioni i Ekonomisë vetëm me votat e maxhorancës  i ka dhënë “dritë jeshile” qeverisë për të marrë një tjetër borxh deri në 700 mln euro. Ministrja e financave Delina Ibrahimaj e justifikoi  marrjen e kësaj huaje me vijimin e investimeve në vend. Por edhe për shkak të kushteve të favorshme në tregjet ndërkombëtare dhe interesave të ulta.

Opozita e ka kundërshtuar marrjen e një tjetër borxhi nga Shqipëria. Sipas deputetëve demokrat marrja e një borxhi në kohë krize do të rrezikonte financat shqiptare. Por kritikat nuk munguan edhe nga radhët e maxhorancës. Deputeti Erjon Brace sugjeroi që të forcohet lufta ndaj evazionit dhe të rriten të ardhurat duke i konsideruar si të vetmet mënyrë për të ulur nivelin e borxhit publik. Shqipëria do të dalë në tregjet ndërkombëtare për herë të pestë për të emetuar një eurobond ndërkohë  që afati i maturimit për pritet të jetë deri  në 10 vite.



EUROBONDET E MARRA

Viti 2010   300 mln euro

Viti 2015   450 mln euro

Viti 2018   500 mln euro

Viti 2020    650 mln euro

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!