Ekonomia greke po vijon trendin rritës dhe sipas ekspertëve në Greqi, një nga arsyet është pikërisht kryeministri i ri Mitsotakis; reformat që ai ka ndërmarrë dhe sidomos ulja e taksave.
Aleksis Tsipras tashmë është harruar prej disa muajsh dhe në krye të qeverisë greke është kryeministri konservator Mitsotakis. Përveçse shihet si më i sigurtë nga Europa, ai konsiderohet tërheqës për investitorët dhe botën e sipërmarrjes.
Lideri i Demokracisë së Re fitoi zgjedhjet në muajin Korrik me një program të mbështetur më shumë në lirinë ekonomike, uljen e taksave dhe privatizimeve. Kreditorët aktualisht ndodhen në Athinë për herë të katërt për të kuptuar nëse vendi është apo jo një vend i sigurtë për të investuar.
Sipas rezultateve të fundit treguesit makroekonomik janë të gjithë pozitivë. Një nga pikat kryesore të programit të qeverisë është dhe drita jeshile për projektin Helenikon prej 8 miliardë eurosh që do të bëjë të mundur krijimin e të paktën 10 mijë vendeve të punës./ABC News Albania 24/7