Ekonomia e Ukrainës pritet të tkurret këtë vit me pothuajse 30%,si pasojë e pushtimit rus, njofton Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
Megjithatë banka parashikon se ekonomia e Ukrainës do të rimëkëmbet me 25% në vitin 2023, shkruan BBC.
Ndërsa për sa i përket Rusisë, Banka e Zhvillimit Evropian parashikon që ekonomia e Rusisë do të tkurret me 10% këtë dhe se do të ketë rritje zero vitin e ardhshëm.
Lexo edhe: SHBA pritet të miratojë një paketë shtesë prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën
Bllokadat e shkaktuara nga ushtria ruse kanë goditur rëndë sektorin kyç bujqësor të Ukrainës, pasi ky shtet është një prej eksportuesve kryesor të grurit dhe vajit të lulediellit.
Luftimet po ashtu kanë ndërprerë dërgesat e kabllove nga Ukraina, të cilat i importojnë prodhuesit evropian të makinave./abcnews.al/