Ekonomia spanjolle u tkurr me 5.2% në tremujorin e parë të vitit, kur koronavirusi shkaktoi një gjendje të jashtëzakonshme mbarëkombëtare dhe bllokim në të gjithë vendin.
Kjo është rënia më e madhe në një tremujor që nga Recesioni i Madh, i cili përfundoi në vitin 2009 kur ekonomia u tkurr 2.6% në tremujorin e parë .
Sektori i shërbimeve u godit më së shumti, me bizneset kulturore si kinematë dhe teatrot veçanërisht – duke rënë 11.2% – ndërsa tregtia, transporti ranë 10.9%.
Raporti i këtij tremujori mbështetet në të dhënat javore nga tre muajt e parë të vitit.
Bllokimi kombëtar u zgjat deri më 9 maj gjithsej tetë javë, duke treguar se ndikimi negativ në ekonominë spanjolle mund të jetë edhe më i thellë kur të publikohen të dhënat për tremujorin e dytë në verë./abcnews.al