Ekonomia do tkurret me të paktën 6% në 2020, recesioni më i keq global në një shekull

schedule09:53 - 11 Qershor, 2020

schedule 09:53 - 11 Qershor, 2020

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) parashikon një recesion global prej 6 për qind këtë vit.

Sidoqoftë, OECD paralajmëron se, në rast të një valë të dytë të pandemisë, rënia e GDP-së botërore mund të arrijë 7.6 për qind.

Në skenarin e parë të OECD-së, parashikohet që, pas një rënie prej 6 për qind, ekonomia botërore do të rritet me 5.2 për qind në vitin 2021, sipas parashikimeve të azhurnuara të organizatës.

Sidoqoftë, nëse skenari i dytë i një recesioni të thellë prej 7.6 për qind në vitin 2020 realizohet, atëherë në vitin e ardhshëm rritja do të ishte shumë më e ngadaltë dhe do të arrinte 2.8 për qind.

OECD parashikon që ekonomia amerikane, më e madhja në botë, do të regjistrojë një rënie 7.3 për qind këtë vit, dhe më pas një rritje 4.1 për qind në vitin 2021. Nëse ka një valë të dytë të infeksionit, ekonomia amerikane mund të tkurret me 8.5 për qind këtë vit dhe do të rritet vetëm 1.9 për qind vitin e ardhshëm.

Sipas kësaj organizate, Eurozona pret një rënie prej 9.1 për qind në vitin aktual, dhe më pas një rritje prej 6.5 për qind në vitin tjetër, ndërsa në rastin e valës së dytë të COVID-19, rënia mund të arrijë 11.5 për qind, dhe rritja në vitin 2021 do të arrinte 3.5 për qind.

OECD parashikon recesionin më të thellë për Britaninë, 11.5 për qind këtë vit,  dhe një ngritje ekonomike prej 9 për qind vitin e ardhshëm, por në rast të një vale të dytë të infeksionit, GDP britanike mund të bie edhe më thellë, me 14 për qind këtë vit dhe në vitin 2021 do të rikuperohej me 5 për qind.

Parashikimet e azhurnuara tregojnë se humbja e të ardhurave deri në fund të 2021 do të tejkalojë nivelin e humbjeve nga çdo recesion në njëqind vitet  e fundit, duke përjashtuar periudhën e luftës, dhe se do të ketë pasoja të rënda dhe afatgjata për qytetarët, bizneset dhe qeveritë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!